Site icon Telegrafi

Basha: Rama, ideatori i betonizimit të parkut

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka reaguar në Facebook lidhur me projektin e bashkisë tek Parku i Liqenit, ku aktualisht FRPD është duke organizuar një protestë.

“Kokoshi 200 milionë, politikani më i pasur i Europës në vendin më të varfër të saj – sipas medieve amerikane – betonizuesi i Tiranës në 11 vite, sot del haptazi si ideatori i betonizimit të parkut. Sa milionë euro ryshfet ka marrë nga oligarkët këtë radhë? Kërbaç e burg për qytetarët, milionat për vete duke shkelur Kushtetutë e ligj”, shkrua Basha. /Telegrafi/

Exit mobile version