Site icon Telegrafi

Basha: Rama është Maduro i Ballkanit, Shqipëria nuk është Venezuelë

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është drejtuar protestuesve të opozitës së bashkuar. Ai ka thënë se kryeministri Edi Rama është Maduro i Ballkanit, ndërsa thotë se ‘Shqipëria nuk është Venezuelë, por është mesi i Evropës.

Në fjalimin e tij, kreu i PD-së ka shtuar se nuk do të lejojë që Kushtetuta e vendit të kthehet ‘në letër higjenike’.

Ai e ka quajtur protestën e sotme, rrugëtim shprese.

Ligji dhe Kushtetuta janë produkt i sovranit, zbatimi i tyre detyrë e shtetit, kur shteti nuk e zbaton e zbaton sovrani. Këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi. Shteti është kapur nga krimi dhe njeriu që u del përpara si kryeministër është Maduro i Ballkanit. Kjo nuk është Venezuelë, kjo është Shqipëria në mes të Evropës. Nuk do të lejoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në një letër higjenike nga një kriminel që paraqet më të zezat, llumin e shoqërisë”, ka thënë Basha. /Telegrafi/

Exit mobile version