Telegrafi

Basha: Qeveria nuk i dëgjon problemet e pensionistëve

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka pritur këtë të martë në çadrën e protestës së opozitës pensionistët.

Sipas tij, Qeveria i ka lënë në harresë pensionistët, pasi i intereson më tepër shkëmbimi i favoreve me krimin.

“Qeveria fasadë e republikës së krimit nuk i dëgjon problemet e pensionistëve. Kujdesi i shërbimeve sociale të shtetit ndaj pensionistëve nuk ekziston. Rama ka urdhëruar lirimin e bandave dhe kriminelëve për ta ndihmuar në zgjedhje. Të luftojmë çdo ditë, në çdo shesh e çdo shtëpi për t’i thënë jo qeverisë së drogës”, ka thënë Basha. /Telegrafi/