Telegrafi

Basha: Prokurorët e ndershëm tu rezistojnë urdhrave të pandershëm

Kryetari i PD-së, Luzlim Basha si asnjëherë më parë iu bëri thirrje prokurorëve të mos zbatojnë urdhrat që vijnë nga eprorët e tyre, Arta Marku dhe Donika Prela.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se besnikëria e tyre duhet të jetë ndaj Kushtetutës dhe jo ndaj politikanëve të inkriminuar.

“Deri tani nuk ka filluar ende asnjë hetim për Taulant Ballën, për Ardi Veliun, për drejtorin e Policisë së Fierit. Ata që mendojnë se mund të bëjnë krime, se do t’i mbrojë Edi Rama, e kanë gabim. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund. Ju bëj thirrje prokurorëve të ndershëm që tu rezistojnë urdhrave të pandershëm. Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj Kushtetutës dhe jo ndaj politikanëve të inkriminuar. Ju bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në Prokurori, që në zbatimi të ligjit të nxjerrin fletë arreste për Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së Fierit dhe të nisin hetimet ndaj Taulant Ballës, Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës”, deklaroi Basha. /Telegrafi/