Kryetari i Partisë Demokratike doli në një konferencë për shtyp, ku ka pranuar humbjen në Dibër, ku përballë kandidatit të PD-së, Sheferdin Shehu, fitoi Muharrem Rama, propozuar nga partia socialiste.
Ai ka dhënë edhe arsyet e humbjes në Dibër, duke u shprehur se këto zgjedhje i fitoi krimi.
Basha ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar partinë demokratike në këto zgjedhje, duke shtuar se ata nuk u blenë nga krimi.
‘Sot në Dibër nuk humbi PD-ja, po humbi Shqipëria. Në Dibër humbën më të varfëritë, që u joshën nga paraja e Drogës.’, u shpreh Basha.