Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka kujtuar edhe njëherë takimin që zhvilloi dje me një grup të rinjsh, në kuadër të 2 korrikut të 1990, datën në të cilën 28 vite më parë, ku qytetarë të Tiranës hynë në Ambasadën Gjermane duke paralajmëruar fundit e regjimit diktatorial.
Përmes një postimi në Facebook sot në mëngjes, Basha dha një mesazh, ndërsa shtoi se me atë kurajo do të përballen edhe sot për fitore.
“Bashkë me qindra të rinj kujtuam kurajon e mijëra të rinjve 28 vite më parë, kur gjithçka ishte në dorën e diktaturës. Të frymëzuar nga kurajoja e tyre, do bëjmë sot atë që na takon: Përballje, deri në fitoren e demokracisë, e shtetit të së drejtës!”, shkruan Basha në profilin e tij, në Facebook. /Telegrafi/