Telegrafi

Basha për reformën zgjedhore: Shumë shpejt gati projektligjet

Në takimin e tij me Kolegjin e kryetarëve, kreu i PD, Lulzim Basha foli edhe për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme.

“Grupet e eksperteve janë në fund të hartimit të projektligjeve për ndryshimet e reformës zgjedhore. Në fillim të janarit do të jenë gati. Do të bëhet prezantim publik dhe njëherë do t’i bëhen të ditura të gjitha strukturave të PD dhe qytetarëve”, tha ai.

Pas prezantimit, sipas Bashës, këto propozime do t’i nënshtrohen konsultimit me anëtarësinë dhe qytetarët sa i përket aspekteve të tjera të reformës siç është sistemi zgjedhor./tch/