Telegrafi

Basha: PD-ja nuk bëhet pjesë e pazareve

Lideri i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me naftëtarët nga çadra e protestës së opozitës, theksoi se ai dhe partia që drejton nuk do të bëhet pjesë e pazareve.

“Le ta dëgjojnë mirë Edi Rama dhe Ilir Meta. Jo një, po 10 darka le të hanë, buka e popullit do t’u ngecë në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhjet e lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizja e një partie politike, por lëvizje popullore. Unë nuk jam drejtues politik, por ushtar i kësaj kauze. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk bëhen pjesë pazaresh. Para çdo interesi tjetër, është interesi i çdo qytetari shqiptar”, tha Basha.

Sipas tij, ata do të jenë çfarë do iniciative për të bërë pazare për zgjedhjet.
“Nuk jemi këtu për të bërë pazar me protestën e popullit, nuk jemi këtu për të lënë në baltë qytetarët, por për të shembur nga themelet këtë sistem të korruptuar e të inkriminuar”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.

Basha këmbënguli se nuk do të ketë kthim në Parlament pa u plotësuar kushtet që populli i ka vënë politikës. /Telegrafi/