Pak çaste më parë përfundoi mbledhja 4-orëshe e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndërsa në të rreth 50 minuta mësohet se ka zgjatur një video-konferencë e kreut te PPE-se Joseph Daul dhe komisionerit Johannes Hahn.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha foli menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, duke ngulmuar në kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe largimin e Edi Ramës.
“Qeveria teknike është zgjidhje për ne deri më sot, nëse ka zgjidhje të tjera atëherë jemi të gatshëm t’i diskutojmë. Ofrova pushtetin dhe mundësitë e mia personale, gjithçka, me qëllim e vetëm arritjen e një marrëveshje politike që do të siguronte votën e lirë të shqiptarëve, por deri më sot nuk kemi pasur deri më sot asnjë propozim të vetëm nga qeveria dhe kryeministri”, tha Basha.
“Nuk kemi kërkuar dhe nuk e pranojmë pushtetin në tavolinë. Në negociata shkojmë vetëm me kërkesën për qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër. Largimi i tij mjafton për ti hapur rrugën një qeveria teknike. Ai mban peng një komb të tërë një qeveri të tillë”, u shpreh kreu i opozitës.