Telegrafi

Basha, objektiv i skuadrës nga Serie B

Migjen Basha mund të ketë sërish të ardhmen në futbollin italian, apo më saktë në Serinë B.

Virtus Entella është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Migjen Basha.

Drejtuesit e skuadrës italiane janë në kërkim të një mesfushori me cilësi në organizimin e lojës, profil të cilit i përshtatet futbollisti kuqezi.

Megjithatë, për ta bindur 29-vjeçarin nga Kosova, drejtori sportiv i Virtus Entellas, Superbin, duhet të bëjë ofertën e duhur financiare.

Lexo po ashtu Abrashi kthehet të flasë për Euro 2016, eksperiencë unike

Basha nuk do ta kishte problem përshtatjen te ky ekip pasi e njeh mirë Serinë B, ku gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar mbrojti ngjyrat e Comos, por pa mundur ta shmangte rënien nga kategoria.

Ndërsa, skuadra e Virtus Entellas sezonin e fundit e përfundoi në vendin e nëntë, duke humbur mundësinë që të luaj në ‘Play-Off’. /Telegrafi/