Telegrafi

Basha: Nuk ka stabilitet pa demokraci

Pas përfundimit të protestës së sotme të opozitës shqiptare në Tiranë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se e gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci.

Përmes profilit të tij në Facebook, Basha ka publikuar dhjetëra foto dhe ka theksuar se nuk ka stabilitet pa demokraci.

“Nuk ka stabilitet pa demokraci!  E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera evropiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës.

Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar!  Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve!  Rroftë Shqipëria!”, ka shkruar Basha./Telegrafi/