Pas një jave pritet të mbahet protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike dhe opozita por ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha, ka mbledhur në selinë e PD, krerët e degëve në Tiranë.
Ky takim vjen lidhur me përgatitjet për protestën e 26 majit, e parashikuar të mbahet para Kryeministrisë.
Paralajmërimi për protestën u dha këtë të premte nga kreu i opozitës Lulzim Basha.
Ai tha se nëpërmjet kësaj proteste do të kërkohet largimi i Edi Ramës dhe i qeverisë së lidhur me krimin dhe drogën.