Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas fitores së PD-së në bashkinë e Kavajës, duke e quajtur lajm të mrekullueshëm.
Basha ka thënë se nga Kavaja do të fillojë ringritja e Shqipërisë.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirise dhe Demokracise:
Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkise se Kavajes!
Urimet e mija me te perzemerta qytetareve te Kavajes per kete ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave!
Mirenjohje te thelle demokrateve te Kavajes dhe Kryetarit Sakja per kete fitore ogurbardhe!
Nga Kavaja heroike e qendreses, perballjes dhe fitores do te nise ringritja e Shqiperise.
Zoti e bekofte Kavajen e Lirise dhe Demokracise!” (sic). /Telegrafi/