Site icon Telegrafi

Basha nga Vlora: Po mendojmë emrin e partisë, e sigurt që do të garojmë në zgjedhje

Foto: Arkiv

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbajti këtë të shtunë një takim me drejtuesit politikë të forcës që ai përfaqëson në qytetin e Vlorës.

Basha theksoi se grupimi i tij do të krijojë një parti të re, ndërsa nënvizoi se ende nuk është përcaktuar emri i partisë, por theksoi se ajo që është e sigurt është se grupimi i tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2025, raporton euronews.al

“Nëse rekursi për vulën vazhdon me paktin Rama Berisha, do hapim parti të re. Jemi duke menduar emrin e partisë. E sigurt është që në zgjedhje do marrim pjesë. Do t’u japim shqiptarëve alternativën që iu mungun, që zgjedhjet e ardhshme mos të jenë një tjetër ‘tango’ e të vjetrës, dhe të keqes që ka pushtuar vendin.

Shqiptarët anembanë Shqipërisë të kenë mundësinë të votojnë programin që meritojnë sepse shqiptarët meritojnë më shumë, sepse Shqipëria meriton më shumë sesa ‘tango e vjetër’ që do t’i mbajë pengë në analet e vjetruara të korrupsionit dhe krizës ekonomike ku e ka zhytur vendin”, tha Basha.

Exit mobile version