Site icon Telegrafi

Basha: Negociatat dështuan, Rama na vendosi një kusht të turpshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u kthye në çadër rreth orës 22:00 duke thënë se “për fat të keq përpjekja për marrëveshje dështoi”.

“Nuk pati sukses, sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira. Pavarësisht përpjekjeve të tyre për zgjidhjen e ngërçit politik, kjo gjë dështoi pasi Rama refuzoi të lëshojë karrigen e tij, refuzoi qeverinë teknike”, është shprehur kreu i PD-së, citon Lapsi.al.

Lexo po ashtu Dështon misioni i McAllister, nuk ka zgjidhje mes palëve

Më tej, Basha ka thënë se Rama i vendosi një kusht te turpshëm.

“Na u vendos një kusht i turpshëm: ‘Voto Vetingun që të luftojmë drogën’”, ka theksuar ai.

Kreu i opozitës paralajmëroi se në nisje të javës së ardhshme do të ketë përshkallëzim të protestës dhe mosbindje civile.

Exit mobile version