Site icon Telegrafi

Basha në takim me Ymerin e Konjufcën kërkoi bashkërendim mes Tiranës dhe Prishtinës

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit nga PD, gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë.

Basha theksoi se kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal.

“Në veçanti ky bashkërendim duhet t’i shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Basha.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së aktivistit të Vetvendosjes Astrit Dehari në ambientet e paraburgimit, Basha shprehu keqardhjen e thellë për këtë ngjarje dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent. /Telegrafi/

Exit mobile version