Site icon Telegrafi

Basha ndërron skuadër

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha do të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

Therrandasi është i huazuar nga Luzerni i Zvicrës në skuadrën e Comos në Serie B, por kjo e fundit nuk ka mbijetuar dhe do të luaj në Lega Pro stinorin e ardhshëm.

Kështu Migjeni do të rikthehet te Luzerni pas përfundimit të edicionit në Serie B.

Por e ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në kampionatin italian.

Është skuadra e Avellinos ajo që ka shprehur interesim për ta transferuar lojtarin i cili do ta shqyrtojë ofertën e saj para se të marrë një vendim. /Telegrafi/

Exit mobile version