Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë një videomesazh në “Facebook” me të cilin fton shqiptarët të bëhen bashkë për protestën e së hënës.
“Asnjë hap pas” shkruan ai teksa iu bën thirrje të bahskohen kundër badës që grabit gjithçka.
“Të hënën #8korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.