Site icon Telegrafi

Basha, mesazh Ramës: Nuk do të ketë asnjë hap pas

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat pasditen e së martës, deklaroi se protesta e ditës së djeshme ishte “një marshim epik, që nuk ka të krahasuar me asnjë ngjarje tjetër të madhe”, përpara se të dërgonte një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Një mesazh për pengmarrësit e lirisë, demokracisë, njeriut që ka bllokuar derën për në BE se nuk ka e nuk do të ketë asnjë hap pas. Bashkimi ynë ka marrë përmasa që i tejkalojnë kufijtë politikë të mbështetësve të opozitës është një bashkim popullor”, tha Basha, transmeton tch.

“Fatin e Shqipërisë nuk do ta lëmë në duart e një njeriu që ka marrë peng fatin e shqiptarëve”, shtoi kreu i PD-së.

Exit mobile version