Telegrafi

Basha: Mandatet digjen sot, protesta do ta arrijë qëllimit (Video)

Kreu i Partisë Demokratike (PD) Lulzim Basha u prit nga mbështetës dhe simpatizantë të shumtë para selisë së PD-së, teksa pritet nisja e protestë para Kuvendit të Shqipërisë.

Basha theksoi se protesta do ta arrijë qëllimin.

“Protesta duket qartë se do t’ia arrijë qëllimit. Mandatet do të digjen sot. Parlamenti në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore ka mbyllur dyert sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit me qytetarët do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot, mbyllja e parlamentit dhe rrethimi me tela me gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e një dite por të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe ti hapin rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe një parlamenti nga populli, për popullin dhe të popullit”, tha Lulzim Basha. /Telegrafi/