Telegrafi

Basha: Lutjet e mija janë me familjarët e Zarifes që humbi jetën në Letoni

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për vdekjen e efektives së Forcave të Armatosura Zarife Hasanaj, gjatë angazhimit të saj në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni.

Ai në një postim në Facebook, theksoi se lutjet e tij, janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes.

“Në këto momente të rënda mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes. Lutem po kështu për dy efektivët e tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj që mbetën të plagosur të jenë larg rrezikut për jetën dhe të kenë trajtim dhe shërim të shpejtë”, ngushëllon Basha.

Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës. /Telegrafi/