Telegrafi

Basha kritikon opozitën: Janë mbi 300 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare që presin të votohen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar deputetët e opozitës duke thënë se nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Sipas tij, janë mbi 300 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare që presin të votohen me 80 vota në Kuvend, por opozita nuk i voton ato, me arsyen se Kosova po ballafaqohet me masa nga Bashkimi Evropian.

“Masat janë sepse Lajçaku i ka rekomandu padrejtësisht ato për me zmbraps Kryeministrin nga veriu, mirëpo ngjarjet e fundit po besoj treguan qartë se kush kishte të drejtë! Megjithatë opozita po vazhdon të sillet njëjtë sikur Lajçaku me Kosovën!”, ka shkruar Basha në Facebook.

Ai tutje është shprehur se “Kosova sot më shumë po sanksionohet nga opozita, se sa nga Lajçaku”./Telegrafi/