Site icon Telegrafi

Basha: Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkruar se hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit dhe pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot.

“Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot.  Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane”, ka shkruar Basha në Facebook.

Exit mobile version