Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha gjendet në Bruksel, në samitin e Partive Popullore Evropiane për Ballkanin Perëndimor.
Veçse, ndryshe nga takimet e tjera, këtë radhë Basha ka qenë prezent gjatë komunikimit të një lajmi të mirë për shqiptarët: Rekomandimin e BE për lëvizjen e lirë, pa viza, në zonën Schengen.
“Në Bruksel në Samitin e PPE për Ballkanin Perëndimor ku sapo u komunikua lajmi i shumëpritur dhe i merituar për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen! Përgëzime të përzemërta për qytetarët dhe autoritetet e Kosovës për këtë arritje të madhe”, ka shkruar Basha./Telegrafi/