Telegrafi

Basha: Kërkuam të shembet ky sistem

Pas takimit me drejtorin për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson, lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, ka thënë se opozita kërkon të shembë sistemi si dhe largimi nga Pushteti i Edi Ramës.

Ai ka thënë se me zyrtarin e BE-së ka ndarë fakte dhe të verteten e cila nuk mund të fshihet për Shqipërinë.

“Shprehëm vendosmërinë tonë që të shembet ky sistem dhe jo vetëm të largohet Rama. Kemi folur më shumë për vizionin tonë për të nesërmen, i cili do të jetë pjesë e bashkëbisedimit tonë me qytetarët. Formula e zgjidhjes është kjo: Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar, shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën ku do të ecin. Te vullneti politik, hetim i plotë i dosjes 339 dhe 184 dhe çuarja para drejtësisë e politikanëve që kanë vjedhur vota”, tha Basha.

Ai bërë i të ditur se Rama ka kapur drejtësinë dhe të gjithë institucionet e tjera të sigurisë. /Telegrafi/