Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka mbledhur të mërkurën Grupin Parlamentar të partisë që drejton, ku tha se nuk mund të ketë Reformë në Drejtësi me këtë standard.
Burime brenda takimit, thonë për Shqiptarja.com se, gjatë gjithë mbledhjes është diskutuar për çështjen e reformës në Drejtësi nga ku është thënë se futja në mënyrë të njëanshme e draftit të “Drejtësisë” në Kuvend është antikushtetues.
“Futja në mënyrë të njëanshme e draftit të reformës është antikushtetuese dhe në kundërshtim me rregulloren. Nuk mund të ketë Reformë në Drejtësi me këtë standard” mësohet se është shprehur Basha. /Telegrafi/