Telegrafi

Basha: Jasharët i treguan botës se çfarë çmimi ka liria

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka thënë nëpërmjet Facbookut se 18 vite më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin.

Ai ka thënë se beteja epike e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar, Adem Jashari vuri gjakun e tyre të kulluar arbëror në themelet e Kosovës së lirë dhe të pavarur, transmeton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Bashës:

“18 vjet me pare Jasharet i treguan botes mbare se cfare cmimi ka liria per shqiptarin. Beteja epike e familjes Jashari me ne krye komandantin legjendar te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari vuri gjakun e tyre te kulluar arberor në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!

Lavdi të pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijeve e bijave te shqipes që dhanë jetën per liri!” (sic), ka shkruar Basha.