Site icon Telegrafi

Basha ironi me Ramën për kanabisin

Për liderin e opozitës shqiptare Lulzim Basha kërcënimi më i madh për Shqipërinë është droga.

Në një reagim në Facebook ai thotë se vetëm kryeministri Edi Rama nuk po e kupton se kultivimi i lëndëve narkotike po cënon sigurinë kombëtare.

“Kryeministri si kryebrigadieri i drogës: deri dje bënte sikur nuk e shihte atë që mediat botërore e pagëzuan si “Kanabistan” i tij. Tani që BE ka vënë alarmin për kërcënimin e sigurisë nga droga e Ramës, dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, bën sikur kërkon ndihmë. Droga është kërcënimi më i madh për Shqipërinë dhe çdo shqiptar. Vetëm kryebrigadieri i bërë dru nga malli i vet bën sikur nuk e kupton. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, shkruan Basha, duke postuar një foto në facebook.

Exit mobile version