Site icon Telegrafi

Basha homazhe tek përmendorja e Adem Jasharit

Krahas Ditës së Pavarësisë, sot shqiptarët përkujtojnë dhe ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetë dhe funksionarë të tjerë të PD-së zhvilluan sot homazhe pranë bustit të Adem Jasharit në Tiranë.

“Kombi shqiptar bashkohet me 28 Nëntor në festë dhe në kujtesë të sakrificës shumëshekullore për Liri dhe Pavarësi që nga 28 Nëntori i Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, 28 Nëntori i Pavarësisë së Shqipërisë me Ismail bej Vlorën.

Dhe padyshim në këtë varg datash të rëndësishme, për ekzistencën, lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar, ka edhe një 28 Nëntor tjetër për të cilën i falemi Zotit si shqiptar, ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari”, ka thënë kreu i PD-së Lulzim Basha. /Telegrafi/

Exit mobile version