Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim.
Në një postim në Twitter, Basha shprehet se vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjaftojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh.
“Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës në duar të krimit, por që do të shembet përpara vullnetit të njerëzve. Kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht. Ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtë të cilën ja u ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta dhe ka filluar procedimi penal për 25 qytetarë të lirë”, shprehet Basha.
Ndërkohë studentët vijojnë rezistencën në ditën e 7, me protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. /Telegrafi/
Kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht. Ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtë të cilën ja u ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta dhe ka filluar procedimi penal për 25 qytetarë të lirë.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 12, 2018