Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se në diskutim ishin zgjedhjet në Dibër.
Në një dalje për mediat, kreu i opozitës, akuzoi kryeministrin Rama si të lidhur me kartelin e drogës. ”Aleanca e politikës me krimin dhe në veçanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me Ramën mohoi mundësin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira”, deklaroi Basha.
“Ky është një problem për Shqipërinë, jo vetëm për PDnë. Grupi tregoi vendosmëri të plotë për një konkluzion për të bërë gjitha për të këputur hallkat e krimit me politikën”, tha kreu demokrat.
Basha nuk tha asnjë fjalë sa i takon debateve që ka pasur në mbledhjen e grupit mes tij dhe disa deputetëve, pas humbjes së thellë që opozita morri në bashkinë e Dibrës.