Lideri i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së Kryeministrit Rama për të patur një takim në lidhje me reformën në drejtësi.
Basha ka deklaruar se agjenda e tij deri të martën është e zënë pasi ai do të jetë jashtë vendit, ndërsa ka shtuar se nga e mërkura e javës që vjen, ai do të jetë i gatshëm për një takim.
Më herët kabineti i kryeministrisë i ka dërguar një letër zyrës së Bashës, duke i propozuar që takimit të zhvillohej ditën e nesërme në sallën e hartave tek godina e kryeministrisë, në prani të dy krerëve të komisioneve të reformës në drejtësi (Fatmir Xhafaj) dhe asaj zgjedhore. (Bashkim Fino) /Telegrafi/