Site icon Telegrafi

Basha: Edi Rama shkel ligjin dhe mbron kriminelët

080709d-005

Nga Mirdita ku ishte për një takim me struktura të Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka shqetësim vetëm pasurimin e klientëve të tij.

Basha u ndal edhe te përplasja e Policisë së Rrëshenit me Policinë e Lezhës, për çështjen e kapjes së 4.2 tonëve drogë tek ish-pularia e qytetit.

“U rrethua ish-pularia sepse ishte sinjalizuar prani e madhe e drogës. Çfarë ndodhi?! Policia e Rrëshenit u tërhoq, iku fare nga skena, Policia e Lezhës nuk pranonte të ndërhynte. A nuk janë këta policët që i marrin shpirtin qytetarit se nuk ke vënë rripin e sigurisë?! A nuk janë këta që Saimir Tahiri i çon për të marrë fermerin, fshatarin, qytetarin që vë pesë tjegulla në çatinë e vet dhe i rras brenda, i terrorizon, apo për një faturë tatimore, apo për çështje të energjisë dhe kur shkojnë te pularia për të kap drogën sillen si pulat vetë”, tha Basha.

Exit mobile version