Site icon Telegrafi

Basha: Edi Rama është i kapur nga krimi

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka kritikuar Edi Ramën gjatë një deklarate për media të martën. Sipas tij, kryeministri Rama është duke bashkëpunuar me krimin.

“Fenomeni i bashkëpunimit me krimin ka qenë strategji për zgjedhjet dhe për të mbajtur pushtetin”, tha Basha.

Lideri i opozitës ka thënë se Rama është i kapur nga krimi sikur edhe drejtuesit e tjerë të partisë Socialiste.

“Sot, kundërshtari ynë politik është i kapur nga krimi. Nuk ka drejtues të PS-së që mos të jetë eksponent i krimit”, tha kryetari i PD-së Lulzim Basha. /Telegrafi/

Exit mobile version