Migjen Basha ka debutuar tek skuadra e tij e re Aris.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ditë më parë ka kompletuar transferimin në Greqi.
Pas aventurës me Barin në Serie B, Basha u largua nga kjo skuadër si futbollist i lirë.
Edhe pse kishte oferta nga Serie B dhe kampionati izraelit, Basha vendosi për Arisin.
E në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës belge Beerschot Antwerp, Basha ka debutuar me gol nga penalltia.
31-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të pranë rezultatit 0-0.
Kështu përfunduan 90 minutat ndërsa ndeshja shkoi në penallti.
Arisi fitoi me rezultat 4-1 pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa Basha shënoi penalltinë e dytë.
Debutim i mirë i Bashës me skuadrën e tij të re. /Telegrafi/