Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se vitin e ardhshëm do të shpenzojë plot 10 milionë euro për të financuar luksin dhe argëtimin e tij.
Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Lulzim Basha thotë se buxheti 2017 është për qejfin e kryeministrit dhe jo për hallet e njerëzve.
“10 milionë euro do të harxhojë kryeministri Rama në vitin 2017 për luksin e tij. Këto para do të financojnë luksin dhe argëtimin në godinën e kryeministrisë, një restorant personal, një bar personal, një sallë për konjak dhe puro, një sallë masazhi dhe fizioterapie, një sallë kinemaje, një sallë ekspozitash, një sallë basketbolli. Buxheti 2017 për qejfin e kryeministrit, jo për hallet e njerëzve”, thuhet në videon e publikuar nga Basha. /Telegrafi/