Telegrafi

Basha: Bota po ndryshon, Shqipëria jo

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit elektoral në Lezhë, deklaroi se qeveria ka dështuar me ekonominë dhe se zgjidhja është plani i PD-së për një ekonomi të fortë dhe më shumë vende pune.

Basha tha se dëshiron ta nisë me mirënjohje për lezhjanët që nuk u gjunjëzuan nga qeverisja e keqe. “Sa herë lëvizin demokratët, lind një shprese e re për shqiptarët, kështu ishte në 1990, kështu ishte kur futëm Shqipërinë në NATO, dhe kështu do të shkojmë bashkë në Evropë, pas fitores së 25 qershorit”, tha kreu i PD-se.

Në vijim Basha tha se lezhjanët dhe shqiptarët u detyruan të emigrojnë, ata janë nderi ynë, por dhe plaga jonë. “Bota po ndryshon, ndërsa Shqipëria deri më sot jo, por të dielën ajo do të ndryshoje, fale jush”.