Site icon Telegrafi

Basha beson në vizionin e Fatmir Limajt

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, së bashku më anëtarë tjerë të kryesisë së Nismës, sot kanë pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Basha, në një konferencë për mediat, ka thënë se beson në vlerat dhe vizionin e liderit të NISMA-s.

Siç thuhet në komunikatë, në këtë takim është folur për situatën politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë dhe Shqipëri, për rrugëtimin e dy vendeve drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike, po ashtu për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy subjekteve politike, etj.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në një prononcim për medie, tha se së bashku me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha biseduam për situatën në vendet tona, ku ka falënderuar atë për angazhimin që PD-ja ka bërë për Kosovën vite më radhë, por edhe për interesimin e tanishëm të tij dhe të subjektit që ai drejton, në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë.

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, tha se falënderoi Limajn dhe Nismën për pritjen e bërë sot.

“Ne sot biseduam për aktivitetet e mundshme, në nivel vendi, por edhe në nivel subjektesh, gjit hashtu edhe për sfidat e vendeve tona drejt integrimeve euroatlantike”, citohet të ketë thënë ai.

Basha, po ashtu, ka thënë se ai beson në vizionin dhe vlerat që ka lideri i NISMA-s, Fatmi Limaj. /Telegrafi/

Exit mobile version