Site icon Telegrafi

Basha beson në mbijetesë

Mesfushori Vullnet Basha beson se me skuadrën e tij Ponferradina do të mbijetojë në Segunda Division të Spanjës.

Por Basha thotë se duhet që në këto katër ndeshjet e fundit të jenë maksimalisht të koncentruar dhe të grumbullojnë sa më shumë pikë.

Ai ka thënë se për ekipin e tij faza finale ka nisur qysh të dielën kur mposhti Lugon me rezultatin 2:1. Njërin prej golave të fitores e shënoi vetë Basha.

“Shpresojmë që në këto ndeshjet e fundit të tregohemi të suksesshëm. Ne kemi luajtur një ndeshje të mirë të dielën. E gjithë skuadra me sukses i kreu detyrat”, ka thënë Basha, njofton “elbierzonoticias.com”.

Ekipi i Bashës zë vendin e 18-të në ligën e dytë të Spanjës.

Exit mobile version