Telegrafi

Basha: ARRSH, vegël e Ramës, koncesionet akte korruptive

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestat e ditëve të fundit në Shqipëri, të banorëve të prekur nga projekti i “Unazës së Re”, por edhe të studentëve.

Basha akuzoi edhe një herë tjetër Kryeministrin Edi Rama si një “hajdut që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë gra e fëmijë”.

Sa i përket pezullimit të “llotit të parë” të “Unazës së Re” nga ARRSH-ja, Basha akuzoi se ky institucion është një vegël e Ramës.

Ai tha se të gjithë zyrtarët e ARRSH duhet të hetohen dhe të nxirren para drejtësisë.

“ARRSH është kthyer në një vegël për vjedhjet e Edi Ramës. Të gjitha koncesionet e ARRSH janë akte korrupsioni dhe të gjithë zyrtarët e ARRSH duhet të hetohet dhe nxirren para drejtësisë. Megjithatë planifikuesi i të gjitha vjedhjeve masive që i bëhet Shqipërisë është Edi Rama. Ai ka plotë 20 vjet që vjedh shqiptarët dhe nuk ngopet. U them studentëve, banorëve të ‘Unazës’ që jemi me ju. Detyra jonë është të përfaqësojmë njerëzit. Ne nuk duam lavde, por drejtësi dhe qeverisje të ndershme për të gjithë”, tha Basha. /Telegrafi/