Site icon Telegrafi

Basha akuza të rënda në drejtim të Ramës: Është zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka thënë se kryeministri Edi Rama është i zhytur thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës së pushtetit.

Basha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka”.

Postimi i plotë:

Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP!

Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka.

Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi. /Telegrafi/

Exit mobile version