Nga çadra e protestës kreu i PDsë Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë zgjedhjet fasadë më 18 qershor.
Basha u ka bërë thirrje Ramës dhe kryetarëve të partive të tjera që të tërhiqen nga ky proces, pasi përndryshe sipas tij “Kushtetuta do jetë nul”, shkruan Shekulli.al.
Kryedemokrati Basha u kërkoi qytetarëve që nga 19 qershori të mos i binden shtetit dhe mos të paguajnë asnjë taksë.
“7 maji do të jetë data e ‘atakut kardiak’ të republikës së vjetër. Më 7 maj e gjithë Shqipëria do të jetë në Kavajë. Në 7 maj do të jetë goditja finale për republikën e vjetër. Asnjë lule e asnjë fije bari nuk do të preket në Kavajë. Asnjë qytetar nuk do detyrohet të votojë në proces fasadë. S’do ketë zgjedhje fasadë as në 7 maj as në 18 qershor. Republika e vjetër do që të asgjësojë pluralizmin. Kurrë më mos të kthemi pas, jo më demokraci fasadë. Po s’u tërhoqën në 18 qershor kushtetuta do jetë nul. Në 19 qershor qytetarët nuk do paguajnë asnjë taksë. Në 19 qershor qytetarët nuk do t’ i binden asnjë ligji”, ka theksuar Basha.