Site icon Telegrafi

Basha: 45 biznese mbyllen çdo ditë nga “banda e hajdutëve të Rilindjes”

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Lulzim Basha ka hedhur fajin te qeveria për mbylljen masive të bizneseve.

Ai përmes një postim në “Twitter”, ka thënë se në vitin 2018, 45 biznese mbyllen çdo ditë dhe për këtë fajin e ka “banda e hajdutëve të Rilindjes”.

Sipas liderit të opozitës sa më gjatë të jetë kjo qeveri aq më keq do jetë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha duke postuar edhe një video.

Exit mobile version