Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka publikuar rezolutën e miratuar në mbledhjen e kësaj të diele në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Përmes një shkrimi në llogrinë e tij në Facebook tha se Këshilli foli qartë dhe Kuvendi do të flasë po njësoj më 18 dhjetor.
Basha thekson më tej, se do e shndërrojnë PD në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë.
“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më #18Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë!”, tha Basha, njofton Telegrafi.
Ndërkaq në “Foltoren” e radhës me shqiptarët në Florida të SHBA-së, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm Kuvendin Kombëtar që u mbajt dje, thirrur nga firmat e delegatëve.
Lideri historik i demokratëve, ndër të tjera tha se Partia Demokratike është marrë peng nga qeveria e Edi Ramës.
Sipas Berishës se duhet të “pranojmë edhe presionet e pandershme ndaj Lulzim Bashës”, sipas tij i asistuar edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.