Sipas tij është pikërisht dyfishimi i kapacitetit të prodhimit nga 3 mijë në 6 mijë pasaporta në ditë që ka mundësuar që sistemi të vazhdojë të funksionojë thuajse normalisht pavarësisht, prej një fluksi shumë të madh aplikimesh.
Ai shtoi se është rënë dakord që procesi të nisë në katër qendra konsullore të Shqipërisë jashtë vendit, në Romë, në Milano, në Athinë dhe në Selanik.
“Të fillojë sa më shpejt procesi i aplikimit në Itali, Greqi dhe kudo në botë ku jetojnë qytetarë shqiptarë. Kërkohet korrektësi maksimale që afatet e aplikimit normal të pasaportave dhe të dhënies së këtyre pasaportave të respektohen në mënyrë të plotë nga koncesionari”, tha Basha, duke konfirmuar se Shqipëria është i pari vend në Evropë ku azilkërkuesit e huaj do të pajisen me pasaporta biometrike identifikimi.
“Përshëndes faktin që bëhemi i vetmi vend në Evropë, i pari vend se më pas edhe të tjerët do të na ndjekin, ku azilkërkuesit e huaj do të pajisen me pasaporta biometrike identifikimi, në qoftë se munden edhe me pasaportën e udhëtimit, duke arritur një standard të deklaruar, por akoma në dijeninë tonë të paarritur nga asnjë vend anëtar i BE”, tha Basha. /Telegrafi/