Baseli ka arritur ta mposht Partizanin e Tiranës me rezultat 3-0, ndërsa më të njëjtin rezultat ka pësuar humbje edhe Shkupi ndaj Santa Claras.
Ndeshjet e raundit të dytë të Ligës së Konferencës nuk po dalin të jenë me fat për klubet shqiptare.
Baseli ka arritur të fitojë me rezultat 3-0 ndaj Partizanit.
https://twitter.com/FC_Basel_en/status/1418302595198767105
Ishte Valentin Stocker që shënoi dy herë, ndërsa portën e gjeti edhe Arthur një herë.
Për Baselin u paraqitën edhe shqiptarët si Taulant Xhaka, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami.
Në anën tjetër portugezët e Santa Claras kanë shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Shkupit.
Të dy klubet do ta kenë të vështirë që të kthejnë rezultatin në ndeshjen e dytë. /Telegrafi/