Andrea Barzagli është shprehur i mahnitur me sulmuesit e Monacos, në veçanti me lojën e Kylian Mbappes.
Juventusi i realizoi dy gola në Stade Louis II në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, derisa porta e Gigi Buffonit mbeti e paprekur.
Mirëpo, veterani italian i mbrojtjes i ka lëvduar lojtarët kundërshtarët për rrezikun që kanë paraqitur gjatë lojës.
“Mendoj se mbrojtja jonë luajti më shumë me tre mbrojtës sesa me katër. Ishte një çështje taktike, sepse Mbappe po shkonte në krah në anën time, ndërsa mbrojtësi i tyre i krahut nuk bënte shumë presion”.
“Monaco ka cilësi mahnitëse në sulm. Ne e dinim këtë, por kur i pamë më afër në fushë, e konfirmuam edhe më shumë”.
“Ata kanë tre ose katër lojtarë në sulm me cilësi, të fortë fizikisht, që diktojnë tempin dhe natyrisht se do të shkaktojnë probleme”, ka thënë Barzagli për Mediaset Premium. /Telegrafi/