Telegrafi

Barzagli mezi pret rikthimin e Conte

 “Massimo Carrera dhe Angelo Alessio janë të mirë, por Conte është në nivel tjetër”.

“Nuk është e lehtë t’i kaloni aq shumë ndeshje pa një trajner që ka temperamentin e tij, dikush që di si të nxjerrë më të mirën nga ne”, ka potencuar Barzagli.

Conte rikthehet pas një jave në pankinën e Juventusit pasi kaloi katër muajt e dënimit. /Telegrafi/