Telegrafi

Barzagli – Juventus, arrihet marrëveshja

Juventusi ka arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën me Andrea Barzaglin deri në vitin 2018.

Lojtarit të Kombëtares italiane i skadon kontrata në fund të këtij edicioni.

Tuttosport shkruan se tashëm është arritur marrëveshja mes Juves dhe lojtarit për dy vitet e ardhshme.

Brenda ditës pritet që kjo marrëveshje të bahet zyrtare nga klubi bardhezi. Pas këtyre dy viteve lojtarit mund t’i besohet një vend udhëheqësi në klub.

Mbrojtësi 34 vjeçar do të pensionohet nga Kombëtarja menjëherë pas Euro 2016, ndërsa është te Juventusi që nga viti 2011. /Telegrafi/