Andrea Barzagli ka pranuar se Juventusi zhvilloi 50 minuta të tmerrshme, por ia doli që ta eliminonte Tottenham Hotspurin nga Liga e Kampionëve.
Zonja e Vjetër u gjet nën presionin e Spursave në pjesën e parë dhe pranoi gol nga Son Heung-Min, mirëpo në pjesën e dytë u kthye për ta përmbysur rezultatin me anë të Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.
“Jemi të aftë për gjithçka, duke i përfshirë edhe 50 minuta të tmerrshme dhe pastaj duke u kthyer për ta përmbysur rezultatin”.
“Në një moment të caktuar, ia nisëm të luanim mirë dhe shënuam dy gola”.
“U desh të vuanim po ashtu dhe ishim me fat që nga fillimi, mirëpo në këtë garë nevojitet fati!”.
“Në pushim u desh t’i sqaronim disa gjëra, mirëpo mbi të gjitha u duhej të besonim. E nisëm pjesën e dytë në një mënyrë jo të sigurtë, por luanim ndaj një ekipi mbresëlënës”.
“Juventusi dëshmoi se ishte i fortë dhe Juve nuk është asgjë nëse nuk është i fortë”, ka deklaruar Barzagli për Mediaset Premium. /Telegrafi/